Makina bie në kanal, humb jetën drejtuesi

Oct 29, 2011 | 17:26

LUSHNJE- Një person ka humbur jetën kur makina me të cilën udhëtonte ka dalë jashtë rrugës dhe ka përfunduar në kanal. Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lushnje- Fier, në afërsi të fshatit Gorre.

Sipas të dhënave të para mësohets e viktima është shtetasi A.V ka humbur jetën në spital, në pamundësi mbijetimi për shkak të dëmtimeve të shumta në trup.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

© Panorama.al

Te lidhura