Luftëtari s’ndalet, Lushnja fitore me vuajtje

Oct 30, 2011 | 13:46
Nga ndeshja Luftëtari-Burreli 2-0

Luftëtari ka mposhtur Burrelin 2-0 dhe kryeson bindshëm tabelën e Kategorisë së Parë. Gjirokastritët, falë dy golave të shënuar nga shkodranët Raboshta e Boci, kanë koleksionuar fitoren e radhës në shtëpi. Një trepikësh ky që e mban Luftëtarin në krye të klasifikimit. E veçanta e sfidës së djeshme kanë qenë dy penalltitë e humbura nga të dyja skuadrat, që janë pritur nga portierët respektivë. Lushnja ka marrë tri pikë të arta ndaj Butrintit, por paraqitja ka lënë për të dëshiruar. Një gol i ardhur nga goditjet standarde, por që i ka mbajtur lushnjarët në ankth deri në minutat e fundit, pasi miqtë kanë sulmuar rrezikshëm, ndonëse kanë pasur mjaft mungesa në formacion. Ashtu siç edhe kishin deklaruar një ditë më parë, Besëlidhja e ka ruajtur traditën e fitoreve në shtëpi, ndonëse dje përballë ka pasur një kundërshtar të vështirë siç ishte Besa. Një pjesë e parë pa histori, ndërsa një e dytë e mbushur me drithërima dhe emocione, ku djemtë e Kullit kanë bërë detyrën, duke përfituar edhe nga epërsia numerike, pas daljes me të kuqe të Dhëmbit në minutën e 70-të. Dy serbët e Besëlidhjes, Trajkoviç dhe Miliç, kanë qenë protagonistët e takimit të djeshëm.  Elbasani ka bërë detyrën në “Ruzhdi Bizhuta”, teksa ka arritur të mundë me rezultatin e ngushtë 1-0 Kukësin. Mjaftoi një gol i Galicës në minutën e 6-të të takimit për t’i dhënë elbasanasve tri pikët. Loja ka qenë e dominuar kryesisht nga miqtë, por verdheblutë janë treguar cinikë dhe pragmatistë, pasi kanë mbrojtur me fanatizëm rezultatin e pjesës së parë. Në minutën e 87-të ka pasur ankth në fushë, pasi mbrojtësi Kacollja ka humbur ndjenjat për pak sekonda, por gjithçka normalizohet në pak minuta. Skrapari ka shfrytëzuar shumë mirë mundësinë përballë modestëve të Ilirisë për të marrë tri pikë të tjera. Skuadra, tepër e karikuar në këtë takim, nuk e vuri asnjëherë në dyshim fitoren. Brata është rikthyer me dy gola, pasi që nga java e dytë e kampionatit nuk kishte shënuar. Më në fund Himara është rikthyer te fitorja, teksa ka mundur Gramshin me rezultatin 3-2. Ndonëse miqtë do të kalonin dy herë të parët të në avantazh, nuk kanë arritur ta mbrojnë deri në fund rezultatin, pasi himarjotët kanë qenë të papërmbajtshëm, duke e përmbysur atë. Mamurrasi u është rikthyer fitoreve, pasi ditën e djeshme ka arritur të mundë në fushën e vet, Adën. Takimi ka qenë i fortë që në minutat e para. I pari që ka shënuar ka qenë Baçi dhe gjithçka është barazuar nga Hotaj. Më pas, në të 88′, Gecaj ka bërë mrekullinë, duke shënuar golin e avantazhit. Vlora ka bërë sërish një hap fals, teksa dje ka barazuar me Gramozin 0-0. Ndonëse vlonjatët do të tregonin rritje në nivelin e tyre të lojës nga ndeshjet e kaluara, kjo nuk u ka mjaftuar për ta fituar takimin.

KATEGORIA E PARË
Java e 8-të (29 Tetor)
Elbasani-Kukësi                1-0
Galica 6′
Mamurrasi-Ada                2-1
Baçi 9′, Gecaj 88’/ Hotaj 56′
Vlora-Gramozi                0-0
Himara-Gramshi                3-2
Goro 35′, Sako 60′, Telushi 80’/ Lezi 20′, Kaloshi 46′
Skrapari-Iliria                2-1
Brata 15′, 60’/ Caca 85′
Besëlidhja-Besa                2-0
Trajkoviç 72′, Miliç 93′
Luftëtari-Burreli                2-0
Raboshta 17′, Boci 45+3′
Lushnja-Butrinti                 1-0
Bufasi 55′

Renditja
RENDITJA    N    F    B    H    G+    G-    P

1 Luftëtari    7    6    0    1    9    3    18
2 Besëlidhja    8    5    2    1    12    4    17
3 Kukësi    8    4    1    3    7    5    13
4 Besa        8    4    1    3    12    11    13
5 Elbasani    7    4    1    2    9    8    13
6 Lushnja    8    3     3    2    12    5    12
7 Gramozi    8    3    2    3    8    8    11
8 Gramshi    8    3    2    3    13    14    11
9 Mamurrasi    8    3    2    3    8    14    11
10 Ada        8    2    4    2    9    8    10
11 Skrapari    8    2    4    2    7    7    10
12 Butrinti    8    2    2    4    5    7    8
13 Vlora    8    2    2    4    6    10    8
14 Burreli    8    2    2    4    5    11    8
15 Himara    8    2    1    5    7    11    7
16 Iliria        8    1    1    6    9    12    4

© Panorama.al

Te lidhura