Trupat ruse kanë rrëmbyer rreth 50 ukrainas nga një fshat në rajonin Sumy, pranë Hrabovske në kufirin verilindor, dhe i kanë çuar në Rusi, tha sot Komisioneri i të Drejtave të Njeriut i Ukrainës, Dmytro Lubinets.
Në një postim në Telegram, Lubinets, duke cituar informacionet fillestare, tha se forcat ruse kanë kapur të enjten banorët e fshatit Khrabovske, pranë kufirit me Rusinë.Sipas tij, banorët u mbajtën robër pa qasje në komunikim përpara se të dërgoheshin në Rusi të shtunën.
Lubinets tha se i kishte bërë thirrje Komisionerit rus për të Drejtat e Njeriut dhe Kryqit të Kuq. Ai gjithashtu i nxiti ukrainasit të largoheshin nga zonat kufitare me të afërmit e tyre, duke i paralajmëruar se ishte e rrezikshme të qëndronin atje.
Mediat ukrainase raportuan, duke cituar burime ushtarake, se shumica e të rrëmbyerve kishin refuzuar më parë të evakuoheshin nga zona në Ukrainë.
Komandanti ushtarak i Sumy-t, Oleh Khryhorov, tha se operacionet e evakuimit nga zonat kufitare po vazhdonin.
Rusia ende nuk ka lëshuar një deklaratë zyrtare për këtë çështje, por dje pretendoi se kishte pushtuar fshatin Vyssoke, pranë Hrabovske, në verilindje të Ukrainës.
Ky incident vjen në një kohë kur po zhvillohen bisedime për të arritur një marrëveshje të mundshme paqeje e për t’i dhënë fund luftës shkatërruese në Ukrainë.
© Panorama.al











