Lubjanë- Tiranë, bashkëpunim mes bashkive

Oct 6, 2011 | 13:28
Basha - Jankoviç

Bashkia e Tiranës do të bashkëpunojë në disa fusha me Bashkinë e Lubjanës. Një ditë më parë, kreu i Bashkisë së Tiranës ka vizituar kryeqyetin e Sllovenisë, ku është takuar me homologun e tij, Zoran Jankovic.

Bashkëpunimi mes dy bashkive do të përqëndrohet në shkëmbimin e eksperiancave në çështje si, Plani Urbanistik, infrastruktura, riciklimi i mbetjeve, trafiku, ndërtimi i Parkut Teknologjik si dhe aspekte të ekologjisë dhe pastërtisë së qytetit.

Kjo ishte vizita e parë zyrtare e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, që pas zgjedhjes së tij në këtë detyrë. Basha ka ftuar z.Jankovic, të vizitojë Tiranën, i cili  pranoi duke u shprehur se së shpejti do të vijë për vizitë në kryeqytetin e Shqipërisë.

© Panorama.al

Te lidhura