Luajti me Brazilin në Botëror dhe shënoi 12 gola, pas problemeve me zemrën var këpucët në gozhdë para kohe

Dec 12, 2025 | 20:09

Oskar ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në moshën 34-vjeçare. Kontrata e tij me Sao Paulon përfundon në vitin 2027, megjithatë palët do ta ndërpresin.

Screenshot 2025-12-12 200537

Ky vendim vjen pasi fillimisht Oskar humbi ndjenjat në nëntor. Fantazisti ka luajtur me Brazilin edhe në Botëror, ndërsa në total me përfaqësuesen e tij numëronte 12 gola.

Problemet me zemrën kanë bërë që të tërhiqet para kohe nga futbolli. Eksperiencën e vetme në Europë ndërkohë e kalonte me Çelsin.

Rreth 5 vite me londinezët, ndërsa surprizoi më pas duke u transferuar në Kinë. Oskar bënte mjaft mirë në kohën e tij të artë duke qenë një ndër më të mirët e Brazilit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura