Tetë persona janë vrarë dhe një ka mbetur i plagosur rëndë, pasi një person i armatosur hapi zjarr në një sallon bukurie në zonën afër plazhit “Seal”, Los Anxhelos. Personi që qëlloi ishte ish-bashkëshorti i një prej punonjësve të sallonit, i cili ishte ndarë prej tij dhe kishte fituar edhe kujdestarinë e fëmijëve. Pasi qëlloi, ai u dorëzua. Sipas një dëshmitari okular, ai ka vrarë në fillim ish-gruan e tij, të quajtur Mishel. Të shtënat ndodhën rreth orës 1:30 të pasdrekes, sipas orës lokale në “Salon Meritage”, një sallon bukurie mjaft luksoz i vendosur përgjatë autostradës bregdetare “Pacific Coast”, në jug të Los Anxhelosit.











