Llalla: Fshehja e pasurisë, edhe tek zyrtarë të lartë

Oct 11, 2011 | 20:50

Gjatë një interviste për programin Ditari, të Zërit të Amerikës  kreu i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Kontrollit te Pasurive në Shqipëri, Adriatik Llalla tha fshehja e pasurisë është e përhapur edhe në nivele zyrtarësh të lartë, ndërsa shtoi se, është i nevojshëm përmirësimi i ligjit ekzistues për fshehjen apo deklarimin e rremë të pasurisë.

Llalla tha gjithashtu se prokuroria duhet të shqyrtojë në formën e duhur çështje të cilat Inspektoriati i Deklarimit të Pasurisë ia ka përcjellë këtij institucioni.

Ai shtoi se gjatë punës së tij tre vjeçare në krye të këtij institucioni, ai nuk ka patur asnjë rast të presionit politik apo të njerëzve të veshur me pushtet në ushtrimin e detyrës së tij.

Qëllimi i vizitës së Llallës në Uashington është pjesmarrja në një Konferencë të përbashkët me pjesmarrjen e zyrtarëve të lartë të institucioneve homologe, akademikë e lektorë si dhe përfaqësues të medias.

© Panorama.al

Te lidhura