SHORTI I “PLAY OFF”/ Shqipëria pafat me të dyja ndeshjet, por jo Kosova! Italisë i shtrohet rruga, zbulohet i gjithë rrugëtimi me qëllim Botërorin (E PLOTË)

Nov 20, 2025 | 13:23

Shqipëria dhe Kosova janë sy e veshë sot në Zyrih të Zvicrës ku FIFA hedh shortin e fazës “play off”. Të dyja ekipet i mbyllën në vendin e dytë grupet respektive, duke surprizuar në kualifikueset e Botërorit.

bandicam 2025-11-20 13-01-28-778

Në shortin që vendos rrugëtimin final për të shkuar në Botëror, Shqipëria dhe Kosova ndodhen në vazon e tretë.

Kështu që kanë kundërshtarë të mundshëm të përbashkët dhe nuk mund të ndeshen bashkë. Bëhet fjalë për Poloninë, Uellsin, Çekinë dhe Sllovakinë.

Tashmë dihet se ndeshja gjysmëfinale do të luhet në transfertë, pikërisht më 26 mars. Janë 16 përfaqësuese nga Europa, por vetëm katër prej tyre do kenë biletë në Botërorin 2026.

LIVE SHORTI

Rrugëtimi A

Itali – Irlanda e Veriut / Uells – Bosnjë (finalja i përket çiftit të parë)

Rrugëtimi B

Ukrainë – Suedi / Polonia – Shqipëri (finalja i përket çiftit të parë)

Rrugëtimi C

Turqi – Rumani / Sllovaki – Kosovë (finalja i përket çiftit të dytë)

Rrugëtimi D

Danimarkë – Maqedoni e Veriut / Çeki – Irlandë (finalja i përket çiftit të dytë)

bandicam 2025-11-20 13-46-11-257

Dy biletat e para në “play off” për Botërorin:

Republika Demokratike e Kongos vs Nju Kaledonia – Xhamajka

Irak vs Bolivia – Surinejm

bandicam 2025-11-20 13-14-32-326

-Nis shorti në Zyrih nga FIFA.

NDARJA E VAZOVE TË SHORTIT NË EUROPË

Vazo e parë: Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë

Vazo e dytë: Poloni, Uells, Çeki, Sllovaki

Vazo e tretë: Irlandë, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë

Vazo e katërt: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut

Rregulli për gjysmëfinalen: Vazo e parë vs Vazo e katërt; Vazo e dytë vs Vazo e tretë

PJESA TJETËR

GJYSMËFINALE 

Bolivia, Xhamajka, Nju Kaledonia, Surinejm

DY EKIPET E NJOHURA PËR FINALEN

Republika Demokratike e Kongos, Irak

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura