Kupa e Botës 2026 ka njohur sot rrugëtimin e saj, pasi në Uashington është hedhur shorti i fazës finale të turneut që zhvillohet në verën e ardhshme në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Shqipëria është vendosur në Grupin F në rast kualifikimi në fazën finale të turneut, ndërsa Kosova, në Grupin D të saj, ku është edhe SHBA pritëse.
Ndërkohë ka grupe të cilat do të dhurojnë sfida shumë të forta pasi Brazili dhe Maroku ndeshen që në start në Grupin C,. Në Grupin I është Franca e Mbape dhe Norvegjia e Haland përkrah Senegalit, apo edhe Grupi L ku Anglia rreshtohet përkrah Kroacisë, Ganës e Panamasë.
NDARJA NË GRUPE
GRUPI A: Meksikë, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Play-Off UEFA D
GRUPI B: Kanada, Play-Off UEFA A, Katar, Zvicër
GRUPI C: Brazil, Marok, Haiti, Skoci
GRUPI D: SHBA, Paraguai, Australi, Play-Off UEFA C (Kosova)
GRUPI E: Gjermani, Kuraçao, Bregu i Fildishtë, Ekuador
GRUPI F: Holandë, Japoni, Play-Off UEFA B (Shqipëria), Tunizi
GRUPI G: Belgjikë, Egjipt, Iran, Zelanda e Re
GRUPI H: Spanjë, Kepi i Gjelbër, Arabi Saudite, Uruguai
GRUPI I: Francë, Senegal, Play-Off ndërkontinental 1, Norvegji
GRUPI J: Argjentinë, Algjeri, Austri, Jordani
GRUPI K: Portugali, Play-Off ndërkontinental 2. Uzbekistan, Kolumbi
GRUPI L: Angli, Kroaci, Gana, Panama
SKUADRAT NË VAZO
VAZO 1: Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani
VAZO 2: Kroaci, Marok, Kolumbi, Uruguai, Zvicër, Japoni, Senegal, Iran, Koreja e Jugut, Ekuador, Austri, Australi
VAZO 3: Norvegji, Panama, Egjipt, Algjeri, Skoci, Paraguai, Tunizi, Bregu i Fildishtë, Uzbekistan, Katar, Arabi Saudite, Afrika e Jugut
VAZO 4: Jordani, Kepi i Gjelbër, Gana, Kuraçao, Haiti, Zelanda e Re, Play-Off UEFA A, Play-Off UEFA B (Shqipëria), Play-Off UEFA C, Play-Off UEFA D, Play-Off ndërkontinental 1, Play-Off ndërkontinental 2.
CEREMONIA LIVE
Ora 20:16 – Ceremonia e shortit mbyllet me këngën “YMCA” të grupit “Village People”.
Ora 20:07 – Mbyllet procedura e shortit.
Ora 19:58 – Radha e Uejn Gretzki të tërheqë goglat e vazos së katërt, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Ora 19:47 – Tani e ka radhën Aron Xhaxh të tërheqë goglat për skuadrat e vazos së tretë.

Ora 19:36 – Shakil O’Nill ka radhën që të tërheqë goglat për skuadrat në vazon e dytë.

Ora 19:29 – Tom Bredi nis të tërheqë goglat për skuadrat e vazos së parë.

Ora 19:22 – Ish-hokeisti Uejn Gretzki, lojtari i bejsbollit Aron Xhadxh, ish-basketbollisti Shakill O’Nill dhe ish-lojtari i NFL, Tom Bredi, formojnë katërshen e emrave që do të tërheqin goglat për shortin e mirëfilltë.

Ora 19:19 –Shpjegohet procedura e shortit, me ndarjet në vazo dhe të gjitha rregullat, përfshirë edhe vendosjen e skuadrave që vijnë nga play-off, ku gjendet edhe Shqipëria. (VIDEO)

Ora 19:14 – Në skenë ngjitet tashmë drejtuesi i shortit të mirëfilltë, ish-futbollisti anglez Rio Ferdinand. Bashkë me të drejton edhe Samantha Xhonson.

Ora 19:00 – Në skenë ngjitet këngëtarja e njohur amerikane Laurin Hill për një tjetër moment muzikor.

Ora 18:55 – Kuptohet bëhet fjalë për tërheqjen simbolike të goglave me vendet e tyre, pasi ato janë paracaktuar për çështje kalendari: Meksika në A1, Kanada në B1 dhe SHBA në D1. (VIDEO)

Ora 18:47 – Xhani Infantino kthehet në skenë dhe fton aty kryeministrin e Kanadasë, Mark Karnei, presidenten e Meksikës, Klaudia Shainbaum dhe presidentin e SHBA, Donald Tramp për një short të veçantë.

Ora 18:40 – Trajneri i Argjentinës, Kampione Bote në fuqi, Lionel Skaloni, është ai i cili sjell në skenë trofeun e Kupës së Botës. “Do mundohemi ta fitojmë përsëri”, thotë ai në skenë. (VIDEO)

Ora 18:37 – Presidenti Tramp merr medaljen dhe falënderon Infantinon për organizimin e Botërorit, duke theksuar se janë shitur bileta “si asnjëherë më parë në historinë e turneut”.

Ora 18:30 – FIFA i jep “Çmimin e Paqes FIFA”, të parin e këtij lloji, presidentit të SHBA, Donald Tramp. (VIDEO)

Ora 18:23 – Në skenë janë Robi Uilliams dhe Nikol Shercinger të cilët këndojnë hitin “Desire” që është një nga këngët e Botërorit 2026.

Ora 18:18 – Para se të largohet nga skena, Infantino kthen sallën në një stadium të vogël me thirrjet për SHBA, Kanadanë dhe Meksikën. (VIDEO)
Ora 18:14 – Pas klipit prezantues të Kupës së Botës dhe legjendave të saj, në skenë e ka radhën të zbresë presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i cili e nis me falënderimet për pritësit e turneut, duke nisur nga Donald Tramp. (VIDEO)

Ora 18:06 – Në skenë janë prezantuesit e kësaj mbrëmje, modelja Haidi Klub dhe aktori Kevin Hart.

Ora 18:01 – Shfaqja nis me tenorin e famshëm italian Andrea Boçeli teksa këndon “Nessun Dorma”.

Ora 18:00 – Nis ceremonia e hedhjes së shortit.
NDARJA NË VAZO
VAZO 1: SHBA, Meksikë, Kanada, Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani
VAZO 2: Kroaci, Marok, Kolumbi, Uruguai, Zvicër, Japoni, Senegal, Iran, Koreja e Jugut, Ekuador, Austri, Australi
VAZO 3: Norvegji, Panama, Egjipt, Algjeri, Skoci, Paraguai, Tunizi, Bregu i Fildishtë, Uzbekistan, Katar, Arabi Saudite, Afrika e Jugut
VAZO 4: Jordani, Kepi i Gjelbër, Gana, Kuraçao, Haiti, Zelanda e Re, Play-Off UEFA A, Play-Off UEFA B, Play-Off UEFA C, Play-Off UEFA D, Play-Off ndërkontinental 1, Play-Off ndërkontinental 2.
PANORAMASPORT.AL
LEXO EDHE:











