LIVE/ Partia Demokratike çel fushatën, Berisha krah LaCivitas! Zbulon kolonën zanorë të fushatës

Apr 11, 2025 | 19:36

Partia Demokratike dhe Aleanca Shqipëria Madhështore ka çelur fushatën elektorale për garën e 11 Majit.

Sali Berisha i është bashkuar përkrahësve të opozitës të cilët kanë mbushur sheshin Nënë Tereza.

Liderin e PD, Sali Berishën e ka shoqëruar gjatë mbërritjes për në miting edhe drejtuesi i fushatës së PD, amerikani, Chris LaCivitas.

Berisha LaCivita

PD këtë çelje fushate e ka organizuar më një podium të madh,  ku janë vendosur kandidatët për deputetë në 12 qarqe ne te dy krahët, ndërkohe që në qendër është vendosur mikrofoni dhe pas tij disa të rinj që mbajnë të veshur bluzat e me numrin e koalicioni ASHM.

Me ardhjen e Berishës është zbuluar dhe kolona zanore e fushatës, Eye of the Tiger (Sytë e Tigrit) nga grupi Survivor, e njohur gjerësisht si muzika e filmit Roky Balboa.

pjesemarrja

Në këtë çelje të fushatës nuk kanë munguar dhe këngët e grupit legjendar rrok, ACDC “Thunderstruck”.

© Panorama.al

Te lidhura