Real Madrid është turpëruar nga Arsenali në çerekfinalen e parë të Champions. “Topçinjtë” fituan me rezultatin 3-0 përballë madrilenëve, që u shokuan në pjesën e dytë.

Të tre golat e Arsenalit do të mbahen mend gjatë nga tifozëri vendëse në “Emirates Stadium”. Deklan Rajs ishte vendimtar me dy goditjet e dënimit që ktheu në gol.
Fillimisht në minutën e 58-të dhe më pas në minutën e 70-të. Arsenali nuk u mjaftua me kaq, pasi Merino shënoi në përfundimin e një aksioni model.
Reali nuk bëri asgjë për të ndryshuar fatin e sfidës në Champions. Skuadra e Ançelotit e mbylli me 10 lojtarë, pasi Kamavinga u largua me karton të kuq në fundin e sfidës.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
ARSENAL 3-0 REAL MADRID
58′, 70′ Rajs, 75′ Merino
NGJARJET KRYESORE
90+6′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Arsenalit, 3-0.
90+5′ Largohet Kamavinga që merr kartonin e dytë të verdhë. Reali me 10 lojtarë.
90+1′ Timber nuk mund të vazhdojë dhe largohet. Aktivizohet Uajt.
90′ Akordohen 4 minuta shtesë.
90′ Vinicius ndalet nga mbrojtësit dhe më pas Raja kontrollon goditjen që kishte humbur kordinatat e portës.
85′ Rodrigo i lë vendin Diaz te Reali.
84′ Arsenali vazhdon të kontrollojë lojën. Reali nuk bën asgjë për ta rrezikuar.
79′ Garsia merr vendin e Alaba te Reali, ndërsa Tierni aktivizohet në vendin e Rajs te Arsenali.
75′ GOOOL! Arsenal 3-0 Real Madrid/ E pabesueshme! Vendësit trefishojnë shifrat me Merinon pas një aksioni model. (VIDEO)
74′ Trosard aktivizohet në vendin e Saka, që shfaq probleme.
71′ Lukas Vaskez merr vendin e Modriç te Reali.
70′ GOOOL! Arsenal 2-0 Real Madrid/ Goli i dytë radhazi nga goditja e dënimit. Deklan Rajs është sërish autori. (VIDEO)
68′ Bellingam shmang golin e dytë. Arsenali i papërmbajtshëm në pjesën e dytë.
67′ Magjik Kurtua! Reali mbetet në lojë, pasi gardiani belg nuk kalohet. Alaba po ashtu tregohet vendimtar me ndërhyrjen në fund.
58′ GOOOL! Arsenal 1-0 Real Madrid/ Gol “alla Roberto Karlos” nga Deklan Rajs. Shtangen madrilenës. (VIDEO)
55’ Ljuis-Skelli hedh një top në zonë për Rajs. Asensio tregohet i vëmendshëm. (VIDEO)
51’ Mbape provon sërish në zonën e Arsenalit. Këtë herë topi i goditur prej tij gjen rrjetën e jashtme. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë.
45+2′ Kamavinga provon nga jashtë zone. Gjuajtja e tij përfundon jashtë.
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
45′ Kurtua ndal dy goditje njëra pas tjetrës. Arsenali shfaqet kërcënues. Fillimisht Rajs me kokë dhe më pas Martineli, por gardiani belg nuk kalohet.
40′ Sërish rrezikshëm Saka. Sulmuesi i Arsenalit futet në zonën kundërshtare, por nuk pason si duhet.
38′ Saka hedh një top në zonë, që nuk shfrytëzohet nga skuadra e Arsenalit. Sfera kalon gjithë pasqyrën e portës.
31′ Raja ndal gjuajtjen e Mbape. Madrilenët shfaqen rrezikshëm në zonën e Arsenalit. (VIDEO)
30′ Arsenali zhvendoset në mesfushën e Realit. Sërish minuta të mira për vendësit që mundohet të diktojnë lojën.
24′ Drithërima nga Mbape, i cili mori një pasim nga Vinicius. Goditja e francezit përfundoi mbi kuadrat, ndërsa gjyqtari sinjalizoi në fund për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
21′ Mbape pason për Vinicius. Ky i fundit kërkon golin në pozicion diagonal. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
15′ Gjykohet një rast për penallti nga VAR. Në fund gjithçka vazhdon normalisht. (VIDEO)
13′ Kurtua ndal gjuajtjen e Partej. Arsenali mjaft këmbëngulës, teksa goditja drejt kuadratit ishte qëndrore. (VIDEO)
9′ Vinicius tenton nga një pozicion i pamundur. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
7′ Saka provon direkt nga goditja këndore. Kurtua grushton sërish në këndore. (VIDEO)
6′ Reali rrezikon autogolin. Topi i Rydiger gjen Kamavingën dhe më pas përfundon jashtë. (VIDEO)
4′ Vinicius tenton portën pas një me kundërsulm, por është portieri Raja që pret pa problem. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja.
FORMACIONET ZYRTARE
Real Madrid: Kurtua; Alaba, Asensio, Rudiger, Valverde, Modriç, Bellingam, Kamavinga, Rodrigo, Mbape, Vinicius
Trajner: Karlo Ançeloti
Arsenal: Raja; J. Timber, Saliba, Kivior, Ljuis-Skelli; Odegard, Partej, Rajs; Saka, Merino, Martineli
Trajner: Mikel Arteta
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











