Autoritetet franceze evakuuan rreth 300 persona në periferi të Parisit, pas zbulimit të një automjeti të dyshimtë pranë një sinagoge në komunën Sarcelles, një zonë e njohur për komunitetin e saj të madh hebre.
Lajmin e konfirmoi ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, i cili deklaroi për televizionin BFM se incidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës.
Sipas tij, evakuimi u krye si masë parandaluese, ndërsa forcat e sigurisë ndërhynë menjëherë për të verifikuar automjetin e dyshimtë.
Ministri bëri të ditur se gjatë kontrollit në automjet u gjet një armë ushtarake, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Deri më tani, motivi i incidentit mbetet i paqartë dhe identiteti i personit të dyshuar nuk është bërë publik.
© Panorama.al












