Lionel Mesi vazhdon të shkruajë histori edhe në Kupën e Botës 2026 me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme.

Ai është bërë futbollisti i parë që nga viti 1966 që arrin të krijojë të paktën 20 raste për gjuajtje në tri edicione të ndryshme të turneut, me 24 në vitin 2014, 21 në 2022 dhe 20 në 2026.
Përveç vizionit të tij të rrallë, Mesi mban edhe rekordin për më shumë asistime në historinë e Kupës së Botës që nga viti 1966, me gjithsej 10.
E veçanta është se secila prej këtyre asistimeve ka shkuar për një shok të ndryshëm skuadre. Këto statistika konfirmojnë edhe një herë se Mesi mbetet një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë së futbollit.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











