LIVE ANGLI-ARGJENTINË/ Mbrëmje magjike! Lautaro Martinez shënon golin e përmbysjes së çmendur (VIDEO)

Jul 15, 2026 | 22:48

Anglia dhe Argjentina janë duke u përballur prej orës 21:00. Ky takim do të vendosë finalistin e dytë të Botërorit, pasi Spanja mposhti Francën.

Screenshot 2026-07-15 193846

Surpriza e madhe është Roxhers tek Anglia. Në stol qëndrojnë Madueke dhe Saka, që trajneri Tuhel nuk i preferoi nga minuta e parë.

Argjentina shikon Simeonen që të jetë titullar, duke marrë vendin e De Pol. Emër i cili mund të konsiderohet po ashtu surprizë nga trajneri Skaloni.

LIVE ANGLI  – ARGJENTINË 1-2

Gordon 55′  / Enzo Fernandez 86′ , Lautaro Martinez 90+2′ 

KOMENTI LIVE:

90+2′ GOOOOOL ARGJENTINA 1-2/ Përmbysje e çmendur, Lautaro Martinez shënon golin e dytë për kombëtaren e Skalonit. Festë e çmendur për kampionët e botës. (VIDEO) 

90′ Akordohen 9 minuta shtesë.

86′ GOOOOL ARGJENTINA 1-1/ Rikthehet baraspesha, Enzo Fernandez realizon një gol fantastik me një gjuajtje potente nga jashtë zonës. (VIDEO) 

85′ Enzo Fernandez provon me një gjuajtje nga distanca, Pikford grushton topin në këndore.

82′ Dy zëvendësime tek Anglia, largohen Rajs dhe Xhejms, në fushë, O’Rajlli dhe Dan Bërn.

81′ Zëvendësim te Argjentina, largohet Tagliafiko, vendin e tij e merr Lautaro Martinez.

75′ Pranë golit Argjentina, shtylla i mohon barazimit Mek Alisterit. (VIDEO) 

73′ Tre zëvendësime te Argjentina. Largohen Simeone, Molina dhe Lisandro Martinez, në fushë De Paul, Montel dhe Otamendi.

72′ Tuhel kryen zëvendësimin e parë, largohet Gordon në fushë Konsa.

69′ Pikford bën heroin dhe i mohon një gol të sigurt me kokë Niko Gonzalezit. Drithërima në portën e  “3 Luanëve”. (VIDEO)

64′ Zëvendësim tek Argjentina, largohet Paredes, në fushë Niko Gonzales.

55′ GOOOOL ANGLIA 1-0/ Zhbllokohet supersfida! Kundërsulm i frikshëm i “3 Luanëve”, shënon Gordon. (VIDEO) 

51′ Romero është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë për faull ndaj Bellingham.

47′ Pranë golit Argjentina me Alvarez, gjuajtja e tij ndalet nga Pikford. Regjistrohet gjuajtja e parë në kuadrat. (VIDEO) 

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

42′ Lisandro Martinez është i ndëshkuari i dytë i sfidës për ndërhyrje të gabuar ndaj Roxhers.

38′ Pranë golit Argjentina me Enzo Fernandez, tentativa e tij shkon gjitur me traversën e Pikford. (VIDEO) 

37′ Sa shumë tension, Anderson ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Mesit. Spektakolar ylli argjentinas. (VIDEO) 

33′ Pranë golit Anglia me Stons, që provon me kokë pas harkimit të Rajs, por topi shkon jashtë kuadratit. (VIDEO) 

25′ Ende asnjë tentativë drejt portave respektive.

10′ Sa shumë faulle në mesfushë, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

3′ Dueli ka nisur me një luftë të ashpër sportive, ku argjentinasit duken tepër agresivë.

1′ Starton supersfida!

FORMACIONET ZYRTARE

ANGLI – ARGJENTINË

Screenshot 2026-07-15 193634

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura