Linda Halimi transformohet, ribën fytyrën nga e para

Jan 28, 2012 | 13:34

Edhe këngëtarja e talentuar kosovare, Linda Halimi, nuk i ka rezistuar tundimit të ndërhyrjeve plastike në fytyrë, një mani që është theksuar te të gjitha këngëtaret së fundi. Pas një periudhe pauze në muzikë, ajo është rishfaqur me disa foto të reja, ku prezantohet krejtësisht e transformuar në fytyrë. Në fotot e reja shfaqet me buzë më të plota, mollëza të ngritura, sy të tërhequr. Po ashtu duket shumë mirë që ka bërë ndërhyrje plastike në hundë, shtoji kësaj ndryshimin e ngjyrës dhe modelin e flokëve. Që nga shfaqja e saj e parë në tregun muzikor shqiptar si konkurrente në festivalin “Top Fest” dhe pastaj si fituese e çmimit të parë, duket se Linda i është përkushtuar në mënyrë të veçantë look-ut për të konkurruar si duhet në tregun e këngëtareve seksi. Si fillim ajo e nisi me trupin, ku pas një diete speciale u shfaq në ekran 15 kg më pak dhe tashmë e finalizon me ndërhyrjet në fytyrë. Kohët e fundit ajo u përfol për një lidhje dashurie me reperin amerikan, që prej kohësh jeton në Kosovë dhe që ka qenë i angazhuar në kuadër të KFOR-it amerikan, Big D. Ai e mohoi këtë lajm që pushtoi faqet e gazetave, duke pohuar se ishte thjesht menaxheri i saj.

© Panorama.al

Te lidhura