Fotolajm/ Mesazhi prekës i të moshuarës në protestën për largimin e Ramës: Këtu për ata që na i zbuat jashtë vendit! Na ka marrë malli

Jun 10, 2026 | 12:54

Mes pankartave dhe mesazheve të shumta të shfaqura në protestën qytetare ku kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama, njëra prej tyre tërhoqi veçanërisht vëmendjen e pjesëmarrësve.

protesta pankarta e te moshuares

Pankarta mbahej nga një grua e moshuar, e cila kishte zgjedhur të përcillte një mesazh emocional që lidhet me fenomenin e emigracionit dhe largimin e shqiptarëve nga vendi.

“Këtu për ata që na i zbuat jashtë vendit. Na ka marrë malli”, shkruhej në pankartë, që e  mbante gruaja, ndërsa fytyra e saj ishte shumë e trishtuar.

© Panorama.al

Te lidhura