TIRANE- Kreu i qeverise ka kerkuar nga ministrat ashpersi ne ligjin per mbrojtjen e mjedisit dhe zbatueshmeri korrete te tyre ne rastin e abuzuesve dhe ndotesve.
Ne mbledhjen e sotme te qeverise, kryefjala ka qene mbrojtja e mjedisit dhe ceshtja e pastrimit te tij, ne vijim te nismes per varrezat e makinave.
“Qeveria ka kohë që merret periodikisht me këtë problem dhe do merret në mënyrën më intesive dhe përcaktohen të gjitha rregullat. Ligjet tona për mjedisin janë të standardeve më të mira, le të thotë ç’të dojë aleanca e plehut apo antiglobale. Kam bindjen time me te thelle se mjedisi eshte jeta dhe nuk ka imperativ me te madh se mbrojtja dhe zhvillimi i tij”- tha Berisha.
Sipas tij, duhet te vijoje me intensitet puna per zhdukjen e vatrave te mbeturinave si ndodh ne zonen e lumit Shkumbin.
Vetem pak dite me pare presidenti i vendit ktheu mbrapsht per rishikim ne Kuvend ligjin per “mbetjet”, duke e konsideruar ate me nje sere mangesish.
© Panorama.al











