
TIRANË- Debat mes deputetëve të PS-së dhe atyre të PD-së në Komisionin e Ligjeve, per shqyrtimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar.
Mbledhja e sotme mbetet të jetë edhe prova e parë mes shumicës dhe opozitës për marrëveshjen e arritur mes palëve në Konferencën e Kryetarëve.
Në mbledhjen e sotme, deputeti socialist, Fatmir Xhafaj ka kërkuar që të respektohet marrëveshja e Kryetarëve dhe ligjet e miratuar të jenë një proces i vërtetë dhe jo një ngritje e thjeshtë kartonësh.
Sipas tij për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar duhet të ndiqet një procedurë e veçantë. Ai i ka kërkuar kreut të komisionit, që për këto ligje të ketë relatorë nga të dyja palët, propozim që për Rusmajlin është cilësuar i pamundur. Sipas tij, deputetet duhet të tregojnë vullnet për të respektuar atë që është firmosur një ditë më parë mes PD-së dhe PS-së.
Komisioni i ligjeve po diskuton sot projektligjin për kodin rrugor ndërsa deputetët e PS-së kanë kërkuar që për këtë ligj të pyeten edhe ekspertët në ministrinë e transporteve.
© Panorama.al











