Ministrat arabë i kanë dërguar një mesazh urgjent presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, duke i bërë thirrje t’i japë fund dhunës shtatë mujore kundër civilëve.
Thirrja, qe behet me dije nga vete burimet zyrtare prane ministrave, vjen pas vrasjes së 40 demonstruesve nga forcat siriane.
Komiteti i Lidhjes Arabe për krizën siriane, njoftoi se i dërgoi mesazhin urgjent qeverisë siriane për të shprehur pakënaqësinë për vrasjen e vazhdueshme të civilëve sirianë.
Ky komitet ka shprehur shpresën se qeveria e Sirisë, do të ndërmarrë masa për mbrojtjen e civilëve.
Ministrat arabë, pritet të takohen me zyrtarë sirian të dielen në kryeqytetin e Katarit, Doha. (rel)
© Panorama.al











