LIBI- Qeveria e përkohshme e Libisë bëri të ditur se ka urdhëruar zhvillimin e një hetimi rreth vrasjes së ish-diktatorit, Muamer Gadafi.
Mustafa Abdul Xhalil tha në një konferencë për media në Bengazi se komiteti i Këshillit Kombëtar Tranzicional do të hetojë vrasjen e ish diktatorit, vendim që pason raportet kontradiktore për rrethanat e vdekjes së tij.
Abdul Xhalil nuk përjashtoi mundësinë që Gadafi të jetë vrarë nga vet mbështetësit e tij gjatë përleshjeve me armë zjarri me revolucionistët në Sirte.
Shtetet e Bashkuara, Britania dhe grupet për të drejtat e njeriut kanë kërkuar një hetim, me të cilin do të qartësohej se a e kanë vrarë apo plagosur rebelët Gadafin pas zënies së tij.(rel)
© Panorama.al











