LEZHË-Një 43 vjeçar ka mbetur i vrarë në Shën Koll të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmje në rrethana ende të pasqaruara nga policia.
Sipas të dhenave të para nga vendi i ngjarjes, viktima është identifikuar si shtetasi Tonin Gjoni.
Krimi ka ndodhur në qendër të fshatit, ndërkohë që policia ka mbërritur dhe ka nisur hetimet.
Për momentin nuk ka ende të dhëna rreth autorësisë dhe shkaqeve të krimit.
© Panorama.al











