Lezhë, sherr mes të rinjsh, dyshohet 6 të plagosur

Oct 7, 2011 | 12:50

LEZHE- Gjashtë persona, ku mes tyre dyshohet të jetë edhe një efektiv i policisë së Lezhës janë plagosur sot pas një sherri me armë të ftohta.

Mësohet se sherri ka nisur pranë një shkolle të mesme të qytytetit, ku raportohet se personat e përfshirë në këtë konflikt nuk janë vetëm nxënës shkollash.

Sherri ka degraduar në ambjentet e Urgjencës së spitalit tw qytetit, ndërsa të rinjtë kishin shkuar për të marrë ndihmën e parë. Të rinjtë janë përplasur me njëri- tjetrin duke plagosur në këtë moment edhe një efektiv të policisë së Lezhës, i cili i shoqëronte.

Të rinjtë kanë përdorur armë të ftohta, si thika dhe kaçavida.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen.

© Panorama.al

Te lidhura