Leskaj te KLSH, Rama: Vota jonë, kundër dekretit

Nov 22, 2011 | 13:50

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama ka deklaruar se grupi parlamentar socialist do të votojë kundër kandidaturës së përzgjedhur nga presidenti Bamir Topi për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Kandidatura e përzgjedhur nuk i përmbush kriteret e vëna prej nesh në paktin prej 10 pikash. Them me keqardhje se KLSH nuk e merr qeveria. Kandidatura nuk përmbush asnjë kusht për tu votuar, grupi ynë nuk e voton pro dhe them se Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk është i shtetit, por pushtetit nëse dekreti kalon”- tha Rama në mbledhjen e grupit të PS-së.

Një ditë më parë, deputeti i PD-së, Edi Paloka shprehu vlerësimin pozitiv për kandidaturën e Bujar Leskajt, duke shtuar se gjithsesi për të do të merret një vendim i grupit parlamentar të PD-së.

Dekreti i Topit vjen pas rrëzimit të kandidaturës së parë zgjedhur prej tij për kreun e KLSH-së, Sali Shehun, rrëzuar nga maxhoranca si kandidaturë e papranueshme.

© Panorama.al

Te lidhura