Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një takim me qytetarët e Sarandës është shprehur se sipas tij, pas 12 vitesh qeverisje, kryeministri Rama tenton që me batuta të fsheh situatat problematike në vend.

“Pas 12 vitesh qeverisje, kalon sa në një shesh në një tjetër, si një hokatar, me një fjalor të denjë për të, që normal nuk është, por i denjë për të, përpiqet me çdo kusht që me batuta të mbulojë dramën e madhe shqiptare të largimit të rinisë, për shkak të mungesës së punësimit, pensionet e turpshme dhe gjendjen e paimagjinueshme në spitalet tona për mungesë ilaçesh”, tha Rama.
Kryedemokrati shtoi se Rama po përpiqet që me batuta të mbulojë zhdukjen e 130 milion eurove të djegësit të Tiranës, pasi sipas tij,i ka marrë vetë bashkë me Erion Velinë.
“Lubi Balluku e dinte, por nuk bëzante se e dinte që dardhat po i hante Edi Rama, po i merrte Rama”, theksoi Berisha.
Berisha: Pas 12 vitesh qeverisje, kalon sa në një shesh në një tjetër, si një hokatar, me një fjalor të denjë për të, që normal nuk është, por i denjë për të, përpiqet me çdo kusht që me batuta të mbulojë dramën e madhe shqiptare të largimit të rinisë, për shkak të mungesës së punësimit.
Përpiqet që me batuta, të mbulojë pensionet e turpshme që u jep shqiptarëve, të mbulojë gjendjen e paimagjinueshme në spitalet tona për mungesë ilaçesh. Përpiqet që me batuta të mbulojë zhdukjen e 130 milion eurove të djegësit të Tiranës, sepse i ka marrë vetë, me Erion Velinë. Kanë burgosur dy drejtor që kanë firmosur letrat.
Po kush është ai, 130 milion euro, dalin të gjitha nga buxheti i shtetit me firmën e kryeministrit. Nuk dalin milionat në atë mënyrë.
Ministra e Ekonomisë ka pasur drejtorinë e mbikëqyrjes së projektit, ka pasur detyrimin që çdo muaj të raportoj çdo situatë, kurse aty paratë jepeshin, situata ishte 0. Lubi Balluku e dinte, por nuk bëzante se e dinte që dardhat po i hante Edi Rama, po i merrte Rama.
© Panorama.al











