Legalizimet, emrat e 639 familjeve që përfitojnë

Oct 8, 2011 | 12:29

Agjencia e Legalizimeve ka vijuar me përgatitjen e dokumentacionit tekniko-ligjor për qytetarët që kanë vetëdeklaruar në interes të legalizimit të shtesave pa leje në objekte me leje në kryeqytet. Në vijim të fazave sipas të cilave ecën puna, kjo agjenci ka përfunduar tri kategori listash me emrat e 639 qytetarëve në Tiranë, të cilët duhet të ndjekin hapat e mëtejshëm deri në nënshkrimin e kalimit të pronësisë. Gazeta publikon sot listat e ALUIZNI-t me emrat e 117 qytetarëve që duhet të paraqiten pranë noterisë për lidhjen e kontratës së kalimit të pronësisë. Po kështu, bashkëngjitur janë edhe emrat e 289 qytetarëve, të cilët duhet të paraqesin pranë ALUIZNI-t faturat financiare, ku vërtetohet shlyerja e detyrimit në mënyrë që të procedohet me hapat në vazhdim, kurse 173 qytetarë të tjerë duhet të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm, ku shprehin interesin e legalizimit apo siç njihet akt-ekspertizën. Në njoftimin e ALUIZNI-t bëhet me dije se qytetarët duhet të paraqiten pranë zyrave qendrore në adresën: rruga “Skënder Kosturi”, ish-Instituti i Perime-Patates, Tiranë, për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm, me qëllim që të procedohet më tej me legalizimin e këtyre objekteve dhe regjistrimin e tyre.

Per te pare artikullin e plote klikoni mbi: PDF

NERTILA MAHO

© Panorama.al

Te lidhura