Lavdrim Muhaxheri është gjallë, ja si duket ai (Foto)

Aug 16, 2016 | 16:50

Terroristi kosovar, Lavdrim Muhaxheri që kërkohet edhe nga INTERPOL’i është gjallë.

Simpatizantë të tij dhe të organizatës terroriste, Shteti Islamik (ISIS) e kanë publikuar një fotografi të tij orë më parë, shkruan Express.

auto_lavdrim-muhaxheri_1471349787-64422081471354251

Ai shfaqet i veshur me veshje saudite në kokë, një shenjë e ngritjes në grada brenda ISIS’it ku sauditët mbajnë pozitat kryesore pas njerëzve të regjimit të Sadam Huseint.

Atë tani e quajnë Abu Abdullah Kosovo.

Vdekja e Lavdrim Muhaxherit ishte raportuar disa herë, por asnjëherë nuk ishte konfirmuar nga burime zyrtare, e as nga familja e tij në Dushkajë të Kaçanikut.

Lavdrim Muhaxheri është njëri nga terroristët më të famshëm shqiptarë dhe i tille u bë kur shfaqte vite më parë me krenari vrasjen e civilëve në Siri në metodat më brutale.

© Panorama.al

Te lidhura