Largohet kryetari i komunës Antigone nga PS tek LSI

Oct 28, 2011 | 18:47
Ylli Muho, kryetar i komunes Antigone

GJIROKASTER- Kreu i Komunës së Antigonesë në rrethin e Gjirokastrës, Ylli Muho, ka deklaruar largimin nga PS.  Për gazetën “Panorama”, zoti Muho ka deklaruar se largohet me “vrap” nga PS pasi sipas tij, nuk e gjen më veten në këtë forcë politike.

Muho, ka shprehur simpati për LSI-në dhe shpreson që t’i bashkohet këtij subjekti politik që ka vizion, pragmatizëm dhe të ardhme në politikën shqiptare.

Lëvizja e fundit e Muhos, diktohet nga zhvillime të brendshme të PS në Gjirokastër ku këshilltarëve socialistë në Këshillin e Qarkut të Gjirokastrës, pjesë e të cilës deri dje i përkiste edhe Muho, i’u kërkua nga deputetët socialistë të Gjirokastrës, të votonin sërish vendimet e hedhura poshtë ligjërisht nga prefektja e Gjirokastrës Mimoza Çomo, për zgjedhjen e paligjshme për kryetar të Qarkut të Sulo Muçobegës.

Ky zhvillim, pati çmim dhe prishi raportet në Këshillin e Qarkut të Gjirokastrës duke kaluar në avantazh koalicionin e djathtë me një votë.

Piro Nase

© Panorama.al

Te lidhura