Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga paraburgimi 313 lidhur me lajmin që qarkullon se Sali Berishës i është hequr non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Meta risjell atë që deklaronte 5 vite më parë kur ishte president dhe SHBA vendosi sanksione ndaj familjes Berisha, se kemi të bëjmë me një komplot mafioz për minimin e pluralizmit dhe helmimin e marrëdhënieve strategjike SHBA-Shqipëri.
Meta shton se skandali McGonigal tregon qartë përmasat e korruptimit për shkatërrimin e pluralizmit dhe opozitës shqiptare.
Postimi i Metës:
Nuk i heq dot asnjë presje qëndrimit publik që kam mbajtur pesë vite më parë, si President i Republikës, për komplotin mafioz që synonte jo vetëm asgjësimin e pluralizmit politik në Shqipëri, por edhe helmimin e marrëdhënieve historike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Afera McGonigal shpjegon shumë qartë të gjitha skandalet që korruptuesi i Charles McGonigal financoi për të shkatërruar pluralizmin dhe opozitën në Shqipëri duke keqpërdorur zyrtarë të korruptuar si McGonigal dhe plot të tjerë.












