VIDEO/ Asllani shkruan historinë kuqezi, fitorja në Andorra na çon në play-off të Botërorit

Nov 13, 2025 | 22:37

Një gol i Kristjan Asllanit në pjesën e dytë i ka mjaftuar Shqipërisë për të fituar në Andorra me reuzltata9n minimal 1-0 dhe për të siguruar biletën për pjesëmarrjen në play-off të Botërorit 2026.

6

Në një ndeshje shumë të vuajtur, pa raste për shënim, u desh një kundërsulm i kuqezinjve në pjesnë e dytë të finalizuar nga mesfushori për të zgjidhur gjithçka. Një fitore minimale, por që e kombinuar me atë të Anglisë, siguron vendin e dytë dhe pjesëmarrjen në play-off për Shqipërinë.

LIVE ANDORRA-SHQIPËRI 0-1
68′ Asllani

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Shqipërisë.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

86’ Lopez, Babot dhe San Nikolas lënë fushën e lojës për Remolins, Ferreira dhe Moreno.

85’ Kuqezinjtë tashmë thjesht po administrojnë minutat në pritje të fundit të ndeshjes.

82’ Edhe Bajrami ndëshkohet me të verdhë.

81’ Lopez ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Asllanit.

80’ Një top i gjatë vjen nga thellësia për Uzunin i cili nuk kontrollon siç duhet dhe sheh sferën të shkojë në fundore.

77’ Manaj i lë vendin në fushë Tucit në radhët e kuqezinjve.

75’ Rodrigo ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

73’ Bajrami gjuan nga jashtë zonës, por tentativa e tij devijohet nga Manaj i cili çon sferën jashtë. (VIDEO)

69’ De las Heras dhe Rosas i lënë vendin Fernandez dhe Da Silva në radhët e Andorras.

68’ GOOOL SHQIPQËRIA! Kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve me Uzunin nga e djathta i cili gjen Asllanin dhe ky i fundit nuk gabon duke çuar sferën në rrjetë. (VIDEO)

63’ Asllani nga e majta merr fundoren e harkon në zonë, portieri mbërthen topin. (VIDEO)

60’ Bajrami dhe Uzuni marrin vendin e Brojës dhe Laçit në fushën e lojës.

56’ Nja harkim në zonë nga e djathta sjell panik para Strakoshës, por për fat sulmuesit e Andorrës nuk devijojnë topin siç duhet.

55’ Ajeti ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të një mbajtje ndaj Rosas.

52’ Predhë e Asllanit nga jashtë zonës, portieri grushton dhe pastaj mbrojtja vendase largon rrezikun. (VIDEO)

47’ Një harkim nga e djathta gjen Asllanin i cili me thembër pason te Hoxha. Gjuajtja e këtij të fundit devijohet në këndore. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis pa zëvendësime në radhët e dy skuadrave.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+1’ Pas një goditje nga këndi, Gjimshiti gjuan me kokë por sfera ndalet në traversë e më pas Manaj gjuan jashtë. (VIDEO)

45’ Jepen 1 minutë shtesë.

40’ Laçi mundohet të vertikalizojë një top në qendër por e çon në duart e portierit.

39’ De Las Heras ndëshkohet me të verdhë për një faull në mesfushë.

35’ Një tjetër gjuajtje e Manajt bllokohet nga mbrojtësit, këtë herë duke fituar një goditje këndi. (VIDEO)

33’ Vendasit dalin rrezikshëm në kundërsulm pas një topi të humbur në mesfushë, por Rosas peshkohet në pozicion jashtë loje.

28’ Rodrigo lëshon një gjuajtje të fortë nga distanca. Sfera për fat kalon pak mbi traversën e portës së mbrojtur nga Strakosha. (VIDEO)

24’ Përsëri një pasim në qendër për Manajn nuk shfrytëzohet nga sulmuesi dhe portieri kontrollon.

23’ Hoxha nis një top të rrezikshëm nga e majta, askush nuk devijon në zonë dhe sfera shkon jashtë. (VIDEO)

22’ Hoxha kombinon me Manajn i cili nuk vazhdon aksionin por gjuan, duke parë tentativën e tij të ndalet nga mbrojtësit.

17’ Asllani ekzekuton një goditje dënimi ballore, sfera kalon mbi traversë. (VIDEO)

15’ Rosas hyn rrezikshëm në zonë nga e djathta, Ajeti me mjeshtëri ia del të shmangë edhe goditjen nga këndi. (VIDEO)

12’ Manaj merr topin në zonë, rrotullohet dhe gjuan, por sheh sferën të bllokohet nga një mbrojtës. (VIDEO)

11’ Qarkullim më i gjatë i topit nga Shqipëria, që mundohet të arrijë me shumë stacione pranë zonës kundërshtare.

8’ Top në thellësi i Ajetit për Manajn, sulmuesi nuk arrin sferën që shkon në fundore.

5’Një tjetër aksion nga e majta dhe një dalje e gabuar e portierit nuk konkretizohet me një rrezik drejt portës vendase pasi topi del në anësore.

3’ Harkim i Hoxhës nga e majta, askush nuk është në zonë për të devijuar topin.

1’ Nis dueli në Andorra.

FORMACIONET ZYRTARE

ANDORRA: Aleks Ruiz, Borra, Jovera, Olivera, San Nikolas, Babot, De Las Heras, Rodrigo, Servos, Rosas, Lopez.

Trajner: Koldo Alvarez

SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Mitaj, Shehu, Laçi, Asllani, Hoxha, Broja, Manaj.

Trajner: Silvinjo

Screenshot 2025-11-13 191845

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura