Përfundon seanca për Erion Veliajn në Gjykatën Kushtetuese! Ish-kryebashkiaku rikthehet në qeli

Oct 31, 2025 | 17:02

Pas më shumë se 7 orësh ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese seanca e jashtëzakonshme, lidhur me shqyrtimin e vlefshmërisë së shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, me vendim të Këshillit Bashkiak, miratim qeverie dhe më tej me dekretin presidencial.

erion veliaj

Trupa gjykuese dëgjoi palët e ftuar në seancë, ku përveç Veliajt i pranishëm me avokatët, ishin dhe përfaqësuesit e kryeministrisë dhe të presidencës.

Veliaj mundi të mbante dhe fjalën e tij në seancën, ku kritikoi procedurën e ndjekur për shkarkimin e tij, si dhe arrestin në paraburgim prej më shumë se 9 muajsh pa asnjë akuzë.

Sakaq, kryetarja e trupit gjykues, Holta ZAçaj në fund tha se Gjykata Kushtetuese do të dalë me një njoftim dhe vendim për shkarkimin e Veliajt brenda afatit ligjor.

© Panorama.al

Te lidhura