Lajm i trishtë për këngëtarin shqiptar, partnerja e tij njofton humbjen e foshnjës gjatë shtatzënisë: Do të të kem gjithmonë në zemër

Nov 23, 2025 | 18:41

Një lajm i trishtë ka prekur ndjekësit e ish-banorit të Big Brother VIP Albania dhe këngëtarit Endrik Beba.

Endrik Beba (4)

Partnerja e tij, Klea, ka bërë publik përmes rrjeteve sociale se ka humbur fëmijën që priste, duke ndarë me publikun një nga momentet më të vështira të jetës së saj.

“Tani të mban qielli, por zemra ime do të të mbajë përgjithmonë”, shkroi Klea në postimin e saj në rrjetet sociale.

Endrik Beba (1)

Krahas postimit të saj të ndjerë, ajo ka publikuar edhe disa foto, një foto të ekografisë së bebes së saj dhe një tjetër me barkun e rrumbullakosur.

Endrik Beba (2)

Kujtojmë se çifti janë tashmë prindër të një vajze të vogël, ndërsa shtatzëninë e dytë Klea e kishte mbajtur private.

Vetëm pas humbjes tragjike ajo vendosi të ndajë këtë lajm të dhimbshëm me publikun, duke treguar hapur për vuajtjen që po kalojnë.


View this post on Instagram

A post shared by @klea_beba

Endrik Beba (3)

© Panorama.al

Te lidhura