Vrasja e gjykatësit Astrit Kalaja, policia ndalon punonjësin e sigurisë! Ishte përgjegjës për skanerin në hyrjen e institucionit

Oct 6, 2025 | 18:12

Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, Policia e Shtetit ka ndaluar punonjësin e sigurisë së gjykatës së Apelit, i cili ishte përgjegjës për skanerin e sigurisë në hyrjen e institucionit.

astrit kalaja gjykata e apelit (2)

Dyshime të forta u ngritën në lidhje me këtë aspekt të sigurisë, pasi autori Elvis Shkambi arriti të fusë një pistoletë në sallën e gjyqit, me të cilën vrau gjyqtarin Astrit Kalaja.

Përveç tij u plagosën edhe dy persona të tjerë që ishin palë në gjyq me autorin, Rakip dhe Ervis Kurtaj.

Siç bën me dije gazetarja Klodiana Lala, gjyqtari Kalaja u qëllua me armë zjarri në gjoks sapo shpalli vendimin për pronësinë në dëm të palës së Shkambit, i cili ishte së bashku me xhaxhain e tij Gjon Shkambi në gjyq.

Vendimi u shpall në favor të palës Kurtaj, të cilët përfaqësoheshin në sallë me nga Rakip babai dhe Elvis i biri, të dy të plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

© Panorama.al

Te lidhura