VIDEO/ “Arresto Ballukun”- Protestuesit thirrje policisë te Komisariati Nr.3 në Mine Peza: Lironi çunat!

Jul 2, 2026 | 22:58

Protestuesit e tubimit të sotëm kanë mbërritur pranë Komisariatit Nr. 3 në zonën e Mine Pezës, ku mbahen disa nga të shoqëruarit pas zhvillimeve të protestës para Parlamentit.

Turma e qytetarëve është mbledhur përpara komisariatit, duke kërkuar lirimin e protestuesve të ndaluar gjatë përplasjeve të mëhershme me policinë.

Gjatë qëndrimit para godinës, protestuesit i kanë bërë thirrje policisë të liroj të rinjtë dhe të arrestojë ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, r akuzuar nga SPAK për disa vepra penale.

“Arrestoni Ballukun, lironi çunat!”, kanë thirrur ata njëzëri.

Screenshot 2026-07-02 225812 Screenshot 2026-07-02 223640 Screenshot 2026-07-02 223505

© Panorama.al

Te lidhura