Një emigrant nga Britania ju bashkua protestës së 33-të duke mbajtur dhe fjalën në podiumin e improvizuar.
Ai kishte një mesazh edhe për policinë e shtetit, duke i thënë se Rama nuk i do ata më shumë se Erion Veliajn apo Saimir Tahirin.
Emigranti: Sapo më thirrën mora aeroplanin e parë. U përula me ju që bëni qëndresë. Mos harroni se qeveria ka shpopulluar këtë vend më zi se turku, por harruan se diaspora është ngritur në gjithë kryeqytetet e botës dhe do kthehemi si arbëresh. E dyta për policinë a kujtoni ju se Edi Rama ju do më shumë se Erion Veliajn, më shumë se Saimir Tahirin apo Ahmentaj. Ai do ju bëjë juve edhe më keq se ata. Mos u bëni mish për top. Bashkohuni.
© Panorama.al












