VIDEO/ Protesta e 33-të për largimin e Ramës, qytetarët marshojnë drejt Komisariati Nr.3 ku mbahen protestuesit e arrestuar: Lironi çunat!

Jul 2, 2026 | 21:45

Protestuesit e tubimit të 33-të radhazi për dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë, kanë nisur marshimi drejt Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, ku ndodhen disa nga protestuesit e ndaluar pas protestës së sotme para Parlamentit.

Gjatë marshimit, turma ka thirrur “Lironi çunat!”,  duke iu referur qytetarëve të arrestuar pas përplasjes me policinë.

Kujtojmë se protesta e sotme para Parlamentit u shoqërua me tensione dhe përplasje fizike mes qytetarëve protestues dhe policisë. Godina ishte e rrethuar me kordonë policie kur protestuesit rreth orës 10:00 u afruan me thirrjet e zakonshme të protestës maratonë për dorëheqjen e kryeministrit.

Foto-3

Ata u përpoqën që të bllokonin qarkullimin e deputetëve, duke hedhur vezë në drejtim të tyre dhe drejt makinave të policisë. Në vijim, protestuesit tentuan të hynin në oborrin e parlamentit dhe në drejtime të tjera, pa mundur të çajnë kordonin e policisë.

Nga ana tjetër, deputetët të bllokuar nga qytetarët, zgjodhën rrugë të tjera për t’u futur në sallë, por edhe për të dalë, për të mos u përballur me ta.

Pikërisht rreth orës 12:50, kur seanca mbaroi, policia veproi ndaj protestuesve duke hedhur spraj piperi, gaz lotsjellës dhe ujë me presion, duke bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve.

83c4a1c4-2ae4-4c6a-a931-742b6bbeb82d

Siç është raportuar edhe më herët, dhe siç është dëshmuar edhe nga pamjet filmike, forca të shumta policore ndoqën protestuesit duke i rrethuar dhe prangosur ata, dhe në disa raste, duke i goditur me shkopinj gome.

Policia ka shoqëruar në komisariat 19 persona. Sipas raportimeve, 4 persona në Komisariatin Nr. 1, 4 persona në Komisariatin Nr. 4 dhe 11 persona në Komisariatin Nr. 3, të cilët priten të dalin ditën e nesërme para gjykatës për masat e sigurisë.

protesta para parlamentit policia (6) protesta para parlamentit policia (4) protesta para parlamentit policia (3) a3ea21cc-e98d-483e-a7fb-3d4909934c4a 037eb26f-c569-4ed7-941b-c8a0e9cda988 e80842e5-271e-4628-b293-c6a42180c9b5

 

© Panorama.al

Te lidhura