Opozita ka bllokuar punimet normale te Parlamentit diten e sotme. Deputetët e Partisë Demokratike kanë zënë vendet e rezervuara për ministrat në sallë, duke shkaktuar përplasje verbale dhe një situatë kaotike.
Në mes të tensioneve, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar me tone të larta, duke akuzuar mazhorancën dhe duke bërë thirrje të drejtpërdrejta: “Çojini në burg”.
Veprimi i deputetëve të opozitës u konsiderua si një akt proteste ndaj qeverisë.
© Panorama.al












