Lirohet nga detyra prefekti i Qarkut Elbasan, në vend të tij emërohet ish-zv.ministri Ilir Bejtja!

Feb 19, 2025 | 13:44

Këshilli i Ministrave ka shkarkuar diten e sotme, Ali Mysliun si prefekt i Qarkut të Elbasanit. Ne mbledhjen ku mongonte kryeministri Edi Rama, eshte emeruar ne kete post ish-zv.ministri i Energjisë Ilir Bejtja. Ky i fundit ka qene dhe deputet i Partise Socialiste ne qarkun e Elbasanit.

ish-zv.ministri i Energjisë, Ilir Bejtja spak (1)

Ilir Bejtja, që tashmë do të jetë prefekt i Qarkut Elbasan, së fundmi është paraqitur dy ditë radhazi në Prokurorine e Posacme Anti-korrupsion (SPAK) me datat 10 dhe 11 shkurt.

Ilir Bejtja, ish deputeti i PS,  është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm, por ende nuk eshte bere publike se per cilen dosje po hetohet ish-zyrtar i Ministrise se Energjitikes dhe Infrastrukturës.

Bejtja është shkarkuar nga detyra e zv.ministrit të Energjisë më 28 Shtator 2023, me një vendim qeverie, ndersa sot emerimi i tij si prefekt i Elbasanit eshte bere me firmen e zv.kryeministres.

Vendimi:

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Z. Ali Mysliu, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë.
  2. Z. Ilir Bejtja emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

© Panorama.al

Te lidhura