Update-Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë sot në mëngjes në Tiranë, Durrës dhe Krujë, Vlorë dhe Podgoricë.
Sipas faqes së specializuar, EMC, të konfirmuara me pas dhe nga Instituti i Gjeoshkences, lëkundjet e forta janë regjistruar sot ne mëngjes rreth ors 5:00 me magnitudë 4.2 e shkallës rihter.
Nga raportimet e para mësohet se tërmeti nuk ka shkaktuar dëme materiale në zonat ku eshte regjistruar aktiviteti sizmik.
Ndërkohë që nje tjetër tërmet i vogël është regjistruar në qytetin e Vlorës me magnitudë 3 Rihter.
Sipas Igjeum lëkundjet kane ndodhur ne zonën e Lukoves me thellësi 15 km.
Igjeum ka raportuar aktivitet sizmik edhe ne Kodër Thumanë ne këtë zone jane regjistruar lëkundje tërmeti me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter.
© Panorama.al













