Aksion i përbashkët mes prokurorisë së Brescias dhe SPAK, lëshohen 21 urdhër arreste

Nov 27, 2025 | 10:25

Një aksion i përbashkët është zhvilluar nga Prokuroria e Brescias në Itali dhe SPAK-ut në Shqipëri.

spak

Burimet bëjnë me dije se janë lëshuar 21 urdhër arreste.

Sipas mediave italiane, policia e Brescias zbuloi një rrjet droge të përqendruar në provincë.

Bazat e grupit kriminal shqiptar ishin në Rovato dhe Palazzolo. Importi i drogës dhe operacionet e mëvonshme të trafikimit ishin në duart e klaneve shqiptare. Një sasi e konsiderueshme parash u sekuestrua gjithashtu.

Kokaina mbërrinte nga Amerika e Jugut, ndërsa heroina nga Shqipëria. Hetimi zbuloi shoferë autobusësh që nuk ishin në dijeni se po transportonin drogë, informon giornaledibrescia.

© Panorama.al

Te lidhura