La Suedinë për Shqipërinë, Fabricio Romano konfirmon transferimin e 16-vjeçarit në Portugali

Jan 7, 2025 | 16:13

Dijar Ferati do të vazhdojë karrierën në Portugali ku ka firmosur për Rio Ave. Ky lajm për 16-vjeçarin është konfirmuar nga Fabricio Romano, që tregon se afrimi nga Utsiktens është si investim për të ardhmen.

Screenshot 2025-01-07 160827

Kujtojme se mesfushori vendosi të largohet nga Suedia, për të qenë pjesë e kuqezinjve.

Në nëntor u grumbullua për herë të parë me Kombëtaren U-17. Ferati mori minuta si zëvendësues në dy sfidat miqësore, që u luajtën kundër Polonisë.

Për Feratin ndërkohë kishte interes dhe nga klubet italiane dhe gjermane. Fillimisht atij do i duhet të tregojë potencialin në ekipin U-23 të Rio Ave.

Screenshot 2025-01-07 154906

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura