“Ky është Pelesh-parlamenti”- Sali Berisha: Seanca u mbyll sapo denoncova Arubën! Asgjësim i Kuvendit…

Oct 9, 2025 | 12:10

Sali Berisha ka reaguar pas ndërprerjes së seancës plenare të ditës së sotme, duke e quajtur Kuvendin “Pelesh-parlament” dhe akuzuar maxhorancën për frikë e mungesë transparence.

sali berisha

Sipas tij, e vetmja arsye pse u mbyll seanca ishte denoncimi që ai bëri ndaj kryeministrit Rama dhe disa prej ministrave lidhur me çështjen “Aruba” dhe kontaktet me kartelet kriminale.

“Ky është Pelesh-parlamenti, unik në historinë e tij. E turpshme. Këta kanë frikë dhe tmerr dhe votojnë me shpejtësi të rrufeshme. I vetmi moment që ndodhi ishte se unë denoncova refuzimin e Edi Ramës për Arubën, ministrat që kanë qenë në Aruba, rikujtova pritjen që i ka bërë Sinaloas së Meksikës. Dhe këto fjalë, sikur të ishin thika apo bajoneta, detyruan Peleshin të mbyllë parlamentin. Ky është de facto asgjësimi i parlamentit. Në qoftë se parlamenti trajtohet në këtë mënyrë…

Nuk kishte asnjë lloj, përkundrazi insistuam në një të drejtë kushtetuese të deputetëve.
Dhe ky, 10 orë debate të parashikuara në rregullore, mbylli parlamentin dhe ikin.
Ky është parlament që nuk duhet të ekzistojë asnjë ditë”, tha Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura