Kuvendi hedh poshtë dekretet e presidentit Topi

Nov 3, 2011 | 19:05

TIRANE- Pas shumë diskutimeve, Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e presidentit të Republikës Bamir Topi. 73 deputetë i thanë jo dekretit të Presidentit dhe 59 votuan pro.

Kreu i Shtetit kishte kthyer për rishqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë  ligjin nr. 10.463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Kuvendi hodhi poshtë edhe dekretin e dytë të Presidentit Topi, për emërimin e Sali Shehut ne krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit me 75 vota kundër.

Pak para rrezimit te dekretit për importin e plehrave, kryeministri Sali Berisha tha se prapa qëndrimit të opozitës qëndrojnë interesat mafioze.

“Në këtë orë çdo shqiptar që po ndjek kuptoj qartë dhe përfundimisht se përveç partickës së plehut prapa qëndrimit të krerëve të opozitës, qëndrojnë interesat më lugubre mafioze. Sipas ligjit të tyre në vend mund të hynin dhe hyjnë 400 të tilla, sipas këtij ligji vetëm 50 do të hyjnë, me vendim të posaçëm të qeverisë”-tha Berisha.

I gjithë problemi ishte se do vendosej vendimi i qeverisë. Fitimet që nxjerrin me ta klanet e tyre, sepse kanë frikë se vendimet e qeverise do të shkurtojnë interesat klienteliste, lobiste të tyre. Ligji kufizon të gjitha importet dhe i disiplinon ato në mënyrën më të hekurt dhe mendoj se do bindim shqiptarët, theksoi kryeministri.

Menjëherë pas tij reagoi kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i cili tha se sot shqiptarët pyesin, “mos u ngopsh, po edhe nga plehrat do që të fitosh.”

“Po mirë punët e tjera, që aq di dhe aq bën, por si mjek si ka mundësi që e kthen në një tragjedi ekologjike Shqipërinë .”- tha ai.

Kur ke pasur të drejtë në 2004, kur ke thënë që është një bombë importi i plehrave, apo sot?, iu drejtua Ruçi Berishës.

Shoqëria civile sot ka vetëm një kërkesë, anullo ligjin dhe mirato dekretin e Presidentit, përfundoi Ruçi.

 

***

Ligji per menaxhimin e mbetjeve eshte shnderruar ne debat mes pozites dhe opozites ne seancen e sotme te Kuvendit te Shqipërisë.

Nderkohe qe deputetet e maxhorances e cilesuan si domosdoshmeri miratimin e tij, i cili eshte ne perputhje me standardet e kerkuara dhe importi plotesisht i menaxhueshem dhe i kontrollueshem, opozita ka leshuar kritika dhe akuza te ashpra, duke apeluar per kthimin e tij mbrapsh dhe nje referendum per te pyetur shqiptaret nese e duan apo jo kete ligj.

Deputeti i PS-se, Blendi Klosi e ka cilesuar ligjin thjesht nje qoke te radhes, bere nga kryeministri dhe disa ministra per interesa klienteliste, ne favor te klaneve mafioze.

“Ky ligj eshte importimi i plehrave dhe mos kerkoni ti gjeni emer tjeter. Neni 49 i tij flet qarte qe vendi do behet vend depozitimi i plehrave. Ligji hap vetem dritare per t’u futur plehra ne vend”- tha Blendi Klosi, duke theksuar se ato nuk jane lende e pare, por thjesht plehra qe importohen.

Klosi ka nenvizuar Nenin 22, qe sipas tij, pasqyron qarte se maxhoranca kai genjyer, ose e kane genjyer. “Ai nen ju nxjerr zbuluar, e ben kryeministrin te parind he jute gjithe genjeshtar te medhej. ligji eshte klientelist, qe behet per importimine plehrave, shume larg kontrollit qe BE kerkon per procedurat”- tha ai.

Sipas tij treguesi i ndotjes eshte alarmant, krahasuar me normat e BE-se dhe nje nder shkaqet kryesore te shtimit te kancerit ne vend.

“Ne kemi probleme shume te medha me ate qe ne Europe cilesohet si mbrojtja e qytetareve nga politike. Ne sot, votojme nje ligj qe na ndikon ne, femijet tane dhe breza me radhe”- tha ai.

Opozita ka bere thirrje per mosvotimin e ligjit, qe demton gjithe shqiptaret.

Mediu

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka mbrojtur ligjin per menaxhimin e mbetjeve, duke e cilesuar ate ne parametrat europiane dhe riciklimin si proces nje domosdoshmeri per vendin.

Ne reagim te fjales se deputeteve te opozites, Mediu ka deklaruar se per ligjin jane bere gjithe konsultimet e nevojshme me puhstetin lokal, specialistet dhe perfaqesuesit e BE-se.

“Është konsultuar pushteti lokal, jane bere disa takime me përfaqësuesit e tyre, kemi zhvilluar takim përmbyllës për draftin e tij në prezencë të përfaqësues të BE dhe pushtetit lokal, me bashkinë e Tiranës për planin e menaxhimit. Diskutimi ka qenë me të gjithë aktorët pa asnjë lloj përjashtimi, nuk është parë të ftohen njerëz që kundërshtojnë dhe pranojnë”- tha ai.

Mediu theksoi se aktualisht kemi 100 milionë investime në industrinë e riciklimit dhe me numër të madh të punësuarish. “Me këtë ligj përcaktohet detyrimi për ligjin për ladfildet, ai do jetë shoqëruar me aktet e tjera ligjore dhe nënligjore. Ta lëmë demagogjinë, për sa kohë kemi pranuar si peshore përafrimin e legjislacionit me BE të kemi mirësinë e ti adresohemi atyre që kanë punuar”- tha ai, duke garantuar se ligji kufizon importin ne 55 lloje, pjese e listes se gjelber.

Ai ka ftuar opoziten, shoqerine civile dhe kundershtuesit te jene pjese e debatit per kufizimin e listës se gjelbër.

 

Rendi i dites

Nderkohe ne rend dite edhe miratimi i projektlgjit te mbetjeve, pavaresisht kundershtimit te hapur te opozites dhe thirrjeve te shoqerise civile, madje edhe mosdekretimit te kreut te shtetit.

Para tre ditësh, me shumicën e votave të deputetëve të mazhorancës në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin u rrëzua dekreti i presidentit Bamir Topi, i cili ia ktheu për rishqyrtim Parlamentit ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve.

Mosdekretimi i ligjit nga kreu i shtetit shkaktoi një përplasje të ashpër mes tij dhe Ministrisë së Mjedisit, e cila e kritikoi atë dhe e cilësoi një veprim politik.

Aleanca kundër importit të plehrave ka njoftuar zhvillimin e nje proteste sot para Kuvendit, ne shenje te hapur kundershtimi per kete ligj.

Ndërkohë edhe të rinjtë e lëvizjes “Rinia Aktive” kanë nënshkruar një peticion të firmosur nga 3 mijë qytetarë në mbarë vendin të cilën e kanë dorëzuar në kryesinë e Kuvendit. Në peticion, të rinjtë kanë kërkuar kthimin për diskutim në komisione të ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

 

© Panorama.al

Te lidhura