Kuvend, shtyhen sërish ligjet që duan 3/5 e votave

Oct 13, 2011 | 14:06

TIRANE- Kuvendi shtyn serish votimin e ligjeve qe duan shumicen e cilesuar, ose 84 vota.

Sipas nenkryetarit te Kuvendit shtyrja behet per mungesen e dakortesise mes shumices dhe opozites, ashtu si ka ndodhur edhe ne seancet e tjera.

Debatet

Nderkohe qe shumica ka kerkuar votimin e projektligjit te pare ne diskutim ate per ‘mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese’, opozita ka kundershtuar, duke kerkuar kthimin per rishqyrtim te tij, me argumentin se eshte i pazbatueshem.

Relatori Tritan Shehu tha se pr/ligji ka ardhur i përmirësuar në përputhje me direktivat e Komisionit Euoropian, si dhe përmbush standardet që kërkohen në këtë fushë. Ai bëri thirrje për miratimin e këtij ligji. Pas tij, edhe ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili kërkoi miratimin e pr/ligjit.

Por me tone te ashpra eshte shprehur deputeti i PS-se,  Taulant Balla, duke akuzuar hartuesit per moskonsultim me grupet e interesit.  “Pr/ligji ështe një ndër pr/ligjet e dobeta të Kuvendit të Shqipërisë dhe ky eshte vetem nje shembull pse Komisioni Europian kritikon rolin e parlamentit. Pr/ligji nuk ka rekomandim të KE, dhe është i pa implementueshëm”- tha ai.

Balla ka kerkuar kthimin në qeveri të pr/ligji për ta përshtatur sipas standardeve te viteve të fundit.  “Është turp që ngatërrohet Këshilli i Europës me Bashkimin Europian”-tha ai.

Rendi i dites

Ne nisje te seances kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka bere me dije se ne rendin e dites jane per miratim projektligje qe kerkojne shumice te cilesuar, pra 3/5 e votave te deputeteve.

Ne rendin e dites eshte futur serosh projektligji per Gjykaten Administrative, hequr disa here me radhe nga rendi i seancave te meparshme per mungese te dakordesise mes shumices dhe opozites ne Kuvend.

Bashke me te, pritet sot votimi edhe per Kodet. Keshtu 84 vota kerkon miratimi per “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar” projektligji  “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”; “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, projektligji “Për disa ndryshime she shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”; “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.

Topalli ka njoftuar se ne senace eshte parashikuar edhe interpelanca kerkuar nga deputeti socialist, Erjon Brace me ministrin e transporteve, Sokol Olldashi.

 

© Panorama.al

Te lidhura