TIRANË- Kuvendi ka nisur seancen e sotme me diskutimin ne parim te projektbuxhetit te shtetit për vitin 2012.
Ne nisje te seances, kreu i komisionit te Ekonomise, Edmond Spaho ka lexuar raportin per projektbuxhetin, shpenzimet e parashikuara dhe objektivat e tij.
Ai ka nenvizuar se shpenzimet e buxhetit parashikohen ne 397 miliarde leke, nderkohe qe investimet e huaja parashikohet te shenojne serish rritje.
Opozita e ka kundërshtuar këtë projektbuxhet, pasi sipas saj jo vetëm që nuk plotëson nevojat e institucioneve në realizimin e objektivave, por nuk merr parasysh as krizën ekonomike, e për pasojë nuk do të ndihmojë në uljen e borxhit, deficitit dhe inflacionit.
© Panorama.al











