Kuvend, betohet deputeti i PS, Anduel Xhindi

Nov 17, 2011 | 10:54

TIRANË- Ka nisur sot punën e tij si deputet Anduel Xhindi, me i riu ne radhet e deputeteve te PS-se.

Në nisje të seancës, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka lexuar formulën e betimit dhe më pas Xhindi ka përsëritur pas saj, fjalën “Betohem!”.

Ai vjen në vend të ish deputetes Ermelinda Meksi, që la mandatin pasi Partia Socialiste e zgjodhi atë kandidaturë për në keshillin mbikqyres te Bankës së Shqipërisë.

Ai eshte djali i Fatmir Xhindit, deputetit të PS-së, vrarë para shtëpisë së tij ne prag te fushates zgjedhore te vitit 2009, vrasje qe ende ka mbetur pa autor.

© Panorama.al

Te lidhura