Shteti i Kuvajtit ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës, një vendim i cili u përcoll të martën nga ministri i Jashtëm i Kuvajtit, Sheikh Mohammd Sabah Al Salem Al Sabah, gjatë një takimi të zhvilluar në Kuvajt me ministrin e Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj. Në një konferencë për media të mbajtur në kryeqytetin Kuvajt City, Al Sabah tha se “Ne kemi pritur pikërisht vizitën e ministrit Hoxhaj për të publikuar zyrtarisht vendimin për pranimin e pavarësisë së Kosovës. U uroj vëllezërve tanë në Kosovë paqe dhe gjithë të mirat”, deklaroi ai.











