Pas gjashtë vite dashuri, martesa mes Demi Moore dhe vogëlushit të saj që kishte për burrë Ashton Kutcher, morri fund. Çifti është tashmë gati për divorcin.
Kjo është ajo çka iu zbulon revista Star lexuesve duke i shtuar edhe arsyen e kësaj krize: tradhtia e disatë e Kutcherit në dëm të të shoqes. Tabloidet zbulojnë madje
edhe një shifër: një divorc prej 300 milion dollarësh!!
Nëse deri sot Demi i ka falur tradhtitë e vogla të të shoqit, këtë herë ka vendosur të reagojë. Mbase sepse tradhtia e javës së shkuar, përkonte me përvjetorin e tyre të gjashtë të martesës. Megjithëse diferenca e moshës prej 15 vitesh, gjithnjë ka qenë burim thashethemet për tradhtitë e mundshme të aktorit të ri. Fjalë të cilat shton gjithnjë i ka mohuar duke ngulmuar në dashurinë për të shoqen dhe duke u treguar krejt indiferent për moshën e saj.
Fjalët për tradhtinë janë vërtetuar edhe nga një përditësim i statusit të saj në twiter me një shprehje të filozofit Epiteto. “kur jemi të lënduar nga cilido faj i burrave, duhet të shohim në veten tonë për të studiuar dështimin. Kështu, do harrojmë inatin”.
Këtë herë, Ashton është vërtetë në hall sepse janë zbuluar edhe mijëra dollarët e shepnzimeve me të tjerat. Madje njëra prej tyre, Britney Jones, ka zbuluar për të njëjtën revistë se ai e kishte detyruar të fshinte mesazhet nga telefoni në mënyrë që të mos kishte fakte komprometuese. Në atë rast, Demi dhe Ashton iu sulën revistës, ndërsa sot, bukuroshja Demi ka vendosur t’i vërë fre njëherë e mirë aventurave të Ashton që me sa duket nuk është në gjendje të refuzojë asnjë.











