
Disa prej të burgosurve që vuajnë dënimin në burgun e Fushë Krujës kanë nisur një grevë urie.
Lajmi konfirmohet nga vetë familjarët e të dënuarve, sipas të cilëve shkak për grevën e nisur të urisë janë kushtet shumë të këqija në këtë vend vuajtjeje dënimi.
Të dënuarit bëjnë apel për kushte më të mira në burg dhe sjellje më të mirë nga punonjësit e burgut.
Ndërkohë që familjarët, duke pranuar që të afrëmit e tyre kanë ditë që nuk dalin në takime, pohojnë se punonjësit e burgut sillen keq edhe me ta.
© Panorama.al











