Ishte viti 1990. Steve Jobs ishte atëherë Z. Apple. Ishte duke mbajtur një diskutim në Shkollën e biznesit në Standford. Në radhë të parë ishte një vajzë bionde, Laurene Powell, në kohën e studimeve universitare. Një vit më vonë, në 18 mars të vitit 1991, u bë zonja Jobs. Si ndodhi takimi? Vetë Stivi e tregoi : “Isha në parking me ccelsat në dorë. Pieta veten: ‘nëse kjo do të ishte nata ime e fundit në tokë, do preferoja ta kaloja në një takim biznesi apo me këtë grua?’ bëra një shëtitje në parkim dhe I kërkova nëse donte të darkonte me mua. Ajo pranoi dhe qysh atëherë kemi qenë gjithmonë bashkë.
Sot ajo është 47 vjeç. Në 1991 vijoi masterin për administrim biznes në Standford. Ishte po ai vit kur u martua me Jobs. Ishte një ceremoni budiste e udhëhequr nga prince KObin ChinO Otogoëa. Atëkohë ajo ishte në pritje të Reed-it, djalit të parë të çiftit. Në 20 vitet e jetës sëbahsku jetuan në Palo Alto, Kaliforni me tre fëmijët që lindën, Reed, Erin dhe Eve. Poëell ishte e pranishme në të gjitha prezantimet e të shoqit I cili nuk humbiste asnjë rast për t’I kujtuar se sa e rëndësishme ishte ajo për të. Znj. Jobs është shumë e angazhuar në bamirësi, përveçse është themeluesja e Terravera, një organizatë që merret me shitjen e ushqimeve natyrale. Falë saj Jobs hyri u bë pjesë e botës pa interesa.











