“Kush është bufi dhe kush është miu”- Sot nis fushata elektorale, Chris LaCivita publikon videon dhe ironizon Ramën

Apr 11, 2025 | 11:38

Drejtuesi i fushatës elektorale të Partisë Demokratike, amerikani Chris LaCivita, ka shpërndarë një video në platformën X, ku shfaqet një buf që ha një mi.

berisha rama la civita buf

“Kush është bufi dhe kush është miu”, -shkruan LaCivita në postimin e publikuar, duke ironizuar kështu kryeministrin Rama.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama prej kohësh e quan kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, buf kënete.

Ndërkohë Berisha iu është përgjigjur duke e prezantuar bufin si simbol të mençurisë.

Rama në zyrën e tij, ka vendosur një dekor bufi i cili duket në çdo video të kryeministrit në rubrikën “Sy m’sy”.

© Panorama.al

Te lidhura